“Hidroregjioni Jugor”: Paguani faturat e ujit ose ju dërgojmë te përmbaruesi

0
480

K.R.U. ,, HIDROREGJIONI JUGOR” SH.A – PRIZREN njofton se, duke e parë gjendjen e rëndë financiare të kompanisë kërkon nga të gjithë konsumatorët që ti përmbahen pagesave të rregullta të faturave mujore për shërbimet e ujësjellësit.

Pagesa e faturave të rregullta mujore do të ndikoj direkt në kualitetin e shërbimeve që do të ju ofrohen juve si konsumatorë.

Zyrtarë nga kompania janë duke vazhduar aktivitetet e saja në teren, në inkasimin e faturave të pa paguara të ujësjellësit nga konsumatorët, si në vijim:

  • Është duke dërguar vërejtje për konsumatorët që kanë së paku një faturë mujore të papaguar nga inspektorati i Kompanisë në të gjitha njësit operative Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash.
  • Është duke dërguar raste në përmbarim i konsumatorëve që nuk i’u kanë përmbajtur kontratës për pagesën e borxhit me këste.
  • Është duke dërguar në përmbarim konsumatorët të cilët kanë së paku dy faturat e fundit të pa paguara , dhe kanë borxhe të akumuluara nga muajt paraprak.
  • Është duke bërë shkyqjen nga rrjeti ujësjellësit për konsumatorët keqpërdorues të ujit dhe atyre që nuk paguajn për një kohë të gjatë.

Prandaj, për të evituar pasojat e lartëcekura, kompania jonë me mirëkuptim kërkon nga ju konsumatorë, që të paguani faturat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në të gjitha arkat e kompanisë, në llogaritë bankare të shënuara në faturë, në zyret e postës dhe Western Union, thuhet në njoftimin e K.R.U. ,, HIDROREGJIONI JUGOR”.

Leave a Reply