“Hidroregjioni Jugor” në Prizren: Vlojeni ujin para se ta pini

0
383

Për shkak të reshurave atmosferike KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se ka bërë ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijes për disa venbanime.

Ndërprerja nga rrjeti në vendburime është bërë me qëllim të parandalimit të problemeve që mund të shfaqen për shkak të reshurave të mëdha ditëve të fundit. Njëkohësisht, janë këshilluar qytetarët që ta vlojnë ujin para konsumimit pasi është rritur turbiditeti në ujë.

“KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren ju njofton, se jemi detyruar të bëjmë shkyqjen e furnizimit me ujë të pijes pjesërisht nga rrjeti në vendburime, ku furnizohet pjesa dërrmuese e qytetit për shkak të të reshurave atmosferike dhe si pasojë e kësaj është rritur turbiditeti në ujë si dhe këshillohen Qytetarët që para pijes të vlohet uji dhe pastaj të konsumohet. Shpresojmë që furnizimi me ujë të pijes të kthehet në normalitet”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply