Hekuran Murati: Borxhet ndaj ATK-së nuk do të falën

0
410

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ua ka shuar shpresat të gjithë pronarëve të bizneseve që kanë borxhe të pashlyera në Administratën Tatimore të Kosovës.

Ai ka thënë se borxhet nuk do të falën, por kanë mundësi bizneset që prej ATK-së të bëjnë marrëveshje që t’i paguajnë me këste.

“Falënderojmë të gjithë ata tatim pagues të rregullt që çdo muaj i paguajnë shtetit tatim, çdo muaj i mundësojnë këtij shteti 100 milionë euro paga e pensione pa asnjë vonesë. Borxhet duhet të paguhen, kanë mundësi bizneset që prej ATK-së të bëjnë marrëveshje që t’i paguajnë me këste”, ka thënë ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Sipas tij disa ndëshkime edhe mund të falen siç është vendimi në fuqi deri me datë 30 qershor, por borxhet nuk mund të falen.

Leave a Reply