Haziri në konferencë për rastin 26 vjeçarit: Të zbardhet rasti, zinxhiri institucional e politik të mbajnë përgjegjësi

0
384

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, edhe në konferencën e sotme ka folur për vdekjen e Agon Musliut, në qendrën e karantinimit në Prishtinë. Haziri thotë se 26 vjeçari është varrosur dje, ndërsa tregon se cka duhet të hetohet, sipas tij, duke e cilësuar rastin si ‘vetëvrasje’.

“Gjilani po kalon një javë të kronikës së zezë. Dje në prani të familjarëve, të institucioneve fetare dhe komunale, është bërë varrimi i Agon Musliut, i cili është vetëvrarë pardje pas kthimit nga Gjermania, në kuadër të karantimin dhe rasti i tij, sic jeni në dijeni, është duke u trajtuar nga organët e shtetit”, ka thënë kryetari i Gjilanit, transmeton Gazeta Express.

“Haziri u pyet pse po e quan me siguri ‘vetëvrasje’ vdekjen e 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ndërsa ai tha “Unë nuk po mund të ju kuptoj, përderisa është cilësuar në ditën e parë si akt i tillë. Natyrisht se Policia, hetuesit dhe Prokuroria nuk mund ta cilësojnë ndryshe aktin e kërcimit nga kati i katërt, pos vetëvrajse. Por, rrethanat që kanë cuar deri në vetëvrasje janë duke u hetuar. Rrethanat, motivet dhe është duke u parë a është cilësu, a ka lëshime në procedurë, pse një njeri që ka pasur nevojë të jetë në vetizolim në familje është detyruar të shkojë në karantinë. Pse nuk është trajtu lënda e tij e ardhur si udhëtar në fluturim humanitar prej Shtutgartit në Kosovë. Këto janë ato që duhet të zbardhen. Nuk ka terminologji tjetër. Nuk e di pse po e trajtoni dhe po e keqpërdorni”

“Duhet të mbajnë përgjegjësi ata që kanë, në zinxhirin administrativ, politik dhe institucional”

Haziri tutje ka bërë thirrje që të respektohen masat e lehtësimit dhe të mos ketë qarkullim më shumë se sa që e kanë përcaktuar rregullat e reja, që kanë hyrë në zbatim nga 4 maji.

Leave a Reply