Haxhiu: Qëllimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është mbi secilin interes partiak

0
402

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka reaguar pasi votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka dështuar për herë të tretë.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se këtë ligj nuk e votuan Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

“Në punimet e Kuvendit të Kosovës edhe sot ishte si pikë e rendit të ditës votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, për fat të keq as sot nuk u votua nga grupet parlamentare VV dhe PDK”, ka shkruar ajo.

Më tej, ajo ka thënë se qëllimi i këtij ligji është mbi interesat partiake.

“Qëllimi i këtij ligji është mbi secilin interes partiak. Bashkë me ligjin për lehtësira ekonomike, ky ligj është çelës që të ndihmojmë bizneset e Kosovës, indirekt të ndihmojmë qytetarët e vendit”.

Ajo ka thënë se me shumë shqetësim ka marrë edhe pyetje nga qytetarët se kur do të votohet ky ligj.

“Me shumë shqetsim po pranojmë pyetje nga qytetarët e shqetsuar dhe që po presin “teket e deputetëve” Pse?? , dhe kur do të kaloj kjo Pako e Rimëkëmbjes?”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Në punimet e Kuvendit të Kosovës edhe sot ishte si pikë e rendit të ditës votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, për fat të keq as sot nuk u votua nga grupet parlamentare VV dhe PDK.
Qëllimi i këtij ligji është mbi secilin interes partiat. Bashkë me ligjin për lehtësira ekonomike, ky ligj është çelës që të ndihmojmë bizneset e Kosovës, indirekt të ndihmojmë qytetarët e vendit.
Me shumë shqetsim po pranojmë pyetje nga qytetarët e shqetsuar dhe që po presin “teket e deputetëve” Pse?? , dhe kur do të kaloj kjo Pako e Rimëkëmbjes?
Pranoj sjelljet demokratike të partive politike, por jo mosvotimin në Kuvend të Pakos në këtë kohë të vështirë të ballafaqimit me COVID19 për bizneset dhe qytetarë, ky NUK ËSHTË OBLIGIM YNI.

Leave a Reply