Haxhi Shala “e lëshon” Nismën: Aderon në AAK’në e Ramush Haradinajt

0
500

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, i është bashkuar AAK’së së Ramush Haradinajt, shkruan Gazeta Metro.

Kjo është bërë e ditur nga vet Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës”, tha Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj tha se ishte mirënjohës ndaj deputetit Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK.

Tashmë, me Haxhi Shalën partia e Haradinajt do të ketë 14 deputetë, ndërsa Nisma do të mbetet vetëm me 3 deputetë.

Leave a Reply