Haxhi Avdyli trefishoi numrin e votave nga viti 2017, i ‘mbyll’ gojën ish-partiakëve

0
439

Rrugëtimin e tij politik e kishte filluar shumë vite më parë në kuadër të LDK-së, por përmes pozitës së deputetit nga viti 2017 pas mbështetjes që kishte marrë nga 8600 votues.

Bëhet fjalë për Haxhi Avdylin, i cili për një mandat e kishte drejtuar edhe degën e LDK-së në Prizren.

Rritja e votave të Avdylit kishte ndodhur edhe në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura në vitin 2019, me ç’rast atë kohë ai kishte arritur t’i marrë 9300 vota.

Por si duket si kishte bërë shumë përshtypje LDK-së të drejtuar nga Isa Mustafa kjo rritje e mbështetjes ndaj Avdylit, duke e përjashtuar atë nga partia së bashku me Vjosa Osmanin e disa zyrtarë të tjerë.

As edhe në këtë rast Avdyli nuk është dorëzuar përballë një sfide të tillë, njëjtë me Vjosa Osmanin, të cilët krijuan për një kohë të shkurtër listën e quajtur “GUXO”, e cila ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputet në kuadër të LVV-së të drejtuar nga Albin Kurti.

Bazuar nga votat që Avdyli kishte marrë në vitin 2017 e 2019, ai kishte arritur që këto vota ti trefishonte në zgjedhjet e parakohshme të cilat janë mbajtur më 14 shkurt.

“U munduam të mbajmë fjalën e dhënë para jush. I paralajmëruam me
zë ta lartë argumentues për drejtimin gabuar. 2017 edhe pse kryetar dege i LDK-së më hodhën në nr 80 e Vjosa Osmanin 81. Luftuam për parime, duruam, rezistuam deri sa disave manipulantëve si Isa Mustafa ,e vërteta iu dhembi sa edhe na përjashtoi. E më 14 shkurt qytetari ia dha kartonin e kuq, dhe u detyrua turpshëm ta përjashtoi veten. Juve qytetarë të mirë të Kosovës , faleminderit që besuat në ne e sna braktisët asnjëherë. Ne do jemi me ju dhe vetëm me ju. Natyrshëm me të vërtetën dhe interesin e vendit.
( Nr i votave në 3 palë zgjedhje , 2017,2019 me LDK, 2021, me VV-Lista Vjosa.)”, ka shkruar Avdyli në ‘facebook’, i cili njëherit është i 10 më i votuari në kuadër të listës fituese të LVV-së./04 Online

May be an image of tekst

Leave a Reply