Haxhi Avdyli: “Ka persona që sillen në oborr të LDK-së e punojnë për PDK-në”

0
261

Deputeti i Listës ‘Guxo’ Haxhi Avdyli ka reaguar pas publikimit të një foto në të cilën ai shihet pas ish-presidentit Hashim Thaçi.

Avdyli tha se këto shpifje nuk vijnë nga PDK, por nga disa lugovista të Hashimit në LDK.

Ai tha se ka ende persona që sillen në oborr të LDK-së e punojnë për PDK-në.

“Prandaj ju Lugovista të Hashimit, boll keni ngrënë me 2 lugë edhe lugën e Hashimit e Isës, prandaj largohuni nga loja e ndytë e denigrimeve të rivalëve. Kthehuni në disa vlera e amanete të mira që ua la Ibrahim Rugova e që kurrë si zbatuat, por më shumë po zbatoni shkollën e rrenave e shpifjeve të Dobrica Qosiqit. Marre për ju…”, shkroi Avdyli në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

RISQARIM PËR LUGOVISTAT E HASHIMIT:

Pas daljes (apo përjashtimit) nga LDK, për hir të aktivistëve të ndershëm e disa kolegëve të mirë qe mbeten pas nesh në LDK, jam kursyer të mirrem me tërë LDK edhe kur shpifjet vinin nga aty nga oborri saj. Si duket të tmerruar nga humbjet, me rekomandim nga i zoti shpisë atëherë ( si duket per disa edhe sot aty) të mbetur pa argumente, shpiken në shkurt në mënyren me makabre për mua, ndërtuan tregime e shpërndan atëherë por edhe tash montazha fotosh te turpshme gjithandej. Por heshta duke kafshuar gjuhën.

Në shkurt ishte portali i avokatit të djallit e sot disa portale tjera si insajderi botapress e faqe Lugovistash, ka 2 javë që po qarkullojn nje foto nga nje manifestim popullor i vitit 1999 pa logo partiake ku prapa Hashim Thaçit qëndrojkam unë. Thua se po qëndroj prapa Nebojsha Pavkoviqit, e jo Hashimit të UÇK-së 1999 e prapa Presidentit të zgjedhur nga mu kjo LDK që sot ndërton lajme bombastike. I ndërsejnë disa media që mision kanë dezinformimin, ata që kanë qindra foto skutave me Hashimin e në tavolina me raki me njerzë të Shikut të dikurshëm që mu këta i akuzonin për vrasës. Këto foto nuk vijnë nga PDK sepse ata e dinë mirë që kurrë as librezë partie, as anëtar nëndege apo dege apo organi tjetër skam qenë.

Do isha ndi krenar nëse kisha ik nga PDK pas keqeverisjes por smunda të ikja kur nuk isha brenda. Por ndihem krenar qe u ndava nga Lugovistat e Hashimit në LDK e që akoma sillen ne oborr te LDK e punojnë për PDK .Unë nuk çuditem pse portalet e qarkullojnë këtë foto nga manifestimet e 1999,(qe mund ti kem edhe te publikuar edhe vetë sepse kam dhjetëra te tilla me plot lider te ndryshëm) , por pse nuk e vendosin në fund lajmit hapësirë e sponsorizuar nga LDK. Unë e di se si disa njerzë të dështuar ne LDK ndërtojne raporte e mira me portalet shpifese e pseudogazetaret. Këto kuzhina shpifjesh u munduan shumë në shkurt para zgjedhjeve të më denigrojnë, por morra përkrahje të paparë nga familja , miqë, të njohur e mbi të gjitha 27.000 vota nga qytetari ndershëm që me vendosen ne top 10 e më tē votuarëve.

E dje perveq meje , u morren edhe me Shpejtim Bulliqin e që me shpifjet e tyre tashmë të njohura veq e ndihmuan duke e etabluar sigurtë si kryetar Podujeve . Prandaj ju Lugovista të Hashimit, boll keni ngrënë me 2 lugë edhe lugën e Hashimit e Isës , prandaj largohuni nga loja e ndytë e denigrimeve të rivalëve .Kthehuni në disa vlera e amanete të mira që ua la Ibrahim Rugova e që kurrë si zbatuat por më shumë po zbatoni shkollën të rrenave e shpifjeve të Dobrica Qosiqit. Marre për ju…

Leave a Reply