Haxhi Avdyli godet SBASHK’un: Po kërkojnë shtyrjen e mësimit, po u vjen lezet me pushu

0
81
Haxhi Avdyli - LDK

Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli janë dy prej anëtarëve të LDK’së të cilët kanë shprehur hapur mospajtimet e tyre me udhëheqësinë aktuale të partisë. Të dy madje s’janë duke u pajtuar as me mënyrën se si Avdullah Hoti po e qeverisë vendin.

Sot, të dy e kanë kritikuar qeverinë dhe institucionet arsimore  për vonesat në hapjen e shkollave. Osmani ka publikuar një video të vajzave të saj, të cilat dëgjohen teksa i thonë shkronjat e alfabetit shqip në shtëpinë e tyre, derisa Avdyli ka thënë se shtyrja e mësimit është një vendim absurd dhe ka kritikuar SBASHK-un.

Ai ka thënë se më shumë se 6 muaj kohë kanë pasur në dispozicion për t’u përgatitur.

 “Shtyrja e mësimit për dy javë, dhe kërcënimi për shtyrje tjera e bërë nga Sindikata me arsyen se arsimtarët po rrezikohen sa është absurde , sa anakronike. Fatmirësisht sindikatat tjera sjanë si Rrahmani se atëherë spitalet duhej mbyllur se po rrezikohen punetorët shëndetësor, policia duhej të demobilizohej se po rrezikohen nga infektimi, e administrata me u mbyll e tëra . Edhe pse fëmijët janë grupmosha më së paku që preken nga virusi, prapë sindikata po kërkon shtyrje sepse si duket ua kanë marrë lezetin pushimit e me ia nis punës pas një pushimi 6 mujor gogja vështirë po iu vie. Sa kërkoni shtyrje ,përgatituni se 6 muaj e 2 javë janë tē mjaftueshme, se horë na bëtë”, ka shkruar Avdyli./Express

Leave a Reply