Haskuka viziton punëtorinë e prodhimit të plisit dhe të artifakteve nga zhguna

0
488

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot gjatë ditës e ka vizituar punëtorinë e cila merret me prodhimin e plisit dhe të artifakteve nga zhguna.

Haskuka, këtë vizitë e ka realizuar pas lehtësimit të masave për shkak të pandemisë COVID-19, ndërsa është shprehur i bindur se lehtësimi gradual i masave do të ndikojë edhe në përmirësimin e gjendjes ekonomike.

“Faza e parë e lehtësimit të masave i ka dhënë dritë jeshile edhe rihapjes së punëtorisë së familjes Gjurgjeali, e cila ka bartur gjeneratë pas gjenerate traditën e prodhimit të plisit dhe të artifakteve nga zhguna.

Kjo punëtori, sikurse edhe shumë biznese të tjera, ka qenë e mbyllur për gati dy muaj për shkak të pandemisë.

Lehtësimi gradual i masave ka ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e gjendjes ekonomike”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply