Haskuka tregon se pse i dëboi nga zyrat partitë politike

0
451

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thirrur sot konferencë për media për të sqaruar akuzat e degës së LDK’së në Prizren, ku në këto akuza thuhej se kryetari me arrogancë dhe shantazh i ka dëbuar nga zyrat ku veprojnë që pothuajse 20 vjet.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thirrur sot konferencë për media për të sqaruar akuzat e degës së LDK’së në Prizren, ku në këto akuza thuhej se kryetari me arrogancë dhe shantazh i ka dëbuar nga zyrat ku veprojnë që pothuajse 20 vjet.

Haskuka në konferencë për media ka thënëë se partitë politike në Prizren kanë qëndruar në ato objekte për më shumë se 10 vjet dhe kanë paguar çmime jo të arsyeshme në vlerë prej 1 euro në muaj. E në disa raste, sipas tij, edhe këtë shumë nuk e kanë paguar fare.

E sipas Haskukës, Komuna e Prizrenit ka humbje ekonomike dhe nuk mund të lejojë që të ndodhin gjëra të tilla. Me një kalkulim hipotetik, Haskuka ka thënë se nga ato objekte Komuna e Prizrenit humb rreth 2 milionë euro në vit.

“Shumica e objekteve që janë në shfrytëzim të partive politike, janë në qendrën historike dhe janë me kontrata të drejtpërdrejta me vlerë prej 1 euro në muaj. Nëse marrim parasysh që lokalet e shfrytëzuara janë rreth 1300 metra katror dhe çmimi optimal në qendrën e qytetit është rreth 1-2 euro për metër katror, atëherë Komuna për çdo muaj ka humbje prej rreth 15,600 euro apo në vlerë prej rreth 187 mijë euro në vit. Nëse marrim parasysh që këto hapësira po shfrytëzohen për më shumë se 10 vjet nga partitë politike, atëherë dëmi ekonomik i shkaktuar ndaj qytetarëve të Komunës së Prizrenit është rreth 2 milionë euro”, ka thënë Haskuka./RTK

Leave a Reply