Haskuka: Sot na paska lënë baci Adem, një njeri model, që rrallë gjendet në mesin tonë

0
352

Ka vdekur aktori Adem Mikullovci. Familjen Mikullovci e ka ngushëlluar, kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.

Postimi i Haskukës:
Sot na paska lënë baci Adem!

Një njeri shembullor, i ngrohtë por kritik, modest por profesionist, artist por realist… një model njeriu që në mesin tonë gjendet rallë. Ai përveçse i shërbeu artit, gjithashtu ishte edhe delegat i Kuvendit i cili shpalli deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992.

Mendimet e mia pozitive për të, që i kisha formësuar nga filmat dhe paraqitjet mediatike, u kristalizuan edhe më shumë kur u njoftova me të personalisht si deputet i Kuvendit të Republikës.

Aty kuptova që për të qenë humorist dhe artist shembullor, duhet të kesh edhe peshoren e drejtë morale, mendimin kritik dhe analitik të formësuar.

Do ta kujtojmë përgjithmonë me humorin e tij, por edhe me sakrificën dhe aktivitetin politik për ta bërë Kosovën vend të jetueshëm për të gjithë.

I lehtë qoftë dheu i Kosovës Baci Adem! Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë Kosovës!

Leave a Reply