Haskuka: Sabotimet ndaj Komunës së Prizrenit po vazhdojnë

0
43
Mytaher Haskuka - Kryetar i Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pas Konferencës për Medie nga Drejtoria e Shëndetësisë, në të cilën është thënë se janë bllokuar 537 mijë e 184 euro, mjete këto nga fondi i perfomancës.

Haskuka ka dalë në mbështetje të kësaj drejtorie, duke thënë se institucionet qendrore po vazhdojnë ta sabotojnë Komunën e Prizrenit.

“Sabotimet ndaj Komunes se Prizrenit po vazhdojnë:

-537.184 Euro nga bllokimi i mjeteve nga fondi i performancës.

-38,400 Euro dëmi nga mos furnizimi i rregullt nga Ministria me medikamente mjekësore,

-5.500 doza te vaksinës së gripit për Komunën e Prizrenit akoma nuk kanë ardhur.

Pavaresisht këtyre sabotimeve Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit, është shembull për shërbime kualitative ndaj qytetarit”, thuhet në reagimin e Haskukës./04 Online

Leave a Reply