Haskuka: Sa i përket pandemisë komuna e Prizrenit është në zonën e verdhë

0
374

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në emisionin ‘’Mëngjesi me Arben Ahmetin’’ në televizionin Kanal 10 ka thënë se sa i përket pandemisë komuna e Prizrenit është në zonën e verdhë.

Tutje Haskuka tha se në takimin e fundit që e ka pasur me shtabin emergjent janë njoftuar se ka shumë raste me gjendje të rëndë në spital.

‘’Bashkarisht me qyetarët jemi duke punuar që të ju përmbahemi masave të dhëna nga Instituti i Shëndetit Publik dhe duke e marrë parasysh numrin e banorëve komuna jonë nuk qëndron keq’’, shtoi Haskuka, përcjell Portali.info.

Sa i përket arsimit Haskuka tha se të gjitha shkollat në komunën e Prizrenit janë duke punuar me skenarin A.

Leave a Reply