Haskuka: Prizreni s’ka kohë për t’i rikthyer autorët e ndërtimeve shumëkatëshe ilegale e pa leje ndërtimi

0
294

Prizreni s’ka kohë për t’i rikthyer autorët e ndërtimeve shumëkatëshe ilegale, pa leje ndërtimi dhe krejt afër ndërtesës së Komunës e në pronën e Komunës, kështu ka deklaruar mbrëmë Mytaher Haskuka në Ortakoll në një tubim zgjedhor.

Haskuka ka renditur disa arsye pse nuk duhet lejuar PDK-në të rikthehet në pushtetin lokal, i cili njëherit ka bërë thirrje që më 14 nëntor të votohet ai për kryetar të Prizrenit.

Postimi i plotë:

Edhe banorët e lagjes “Ortakoll”, sikur edhe të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit, e mbajnë në mend se si zhvatej prona publike.
Prandaj Prizreni s’ka kohë për t’i rikthyer autorët e ndërtimeve shumëkatëshe ilegale, pa leje ndërtimi dhe krejt afër ndërtesës së Komunës e në pronën e Komunës.
Nuk do të lejojmë rikthimin e atyre që shpërndanë banesa inekzistente për familjet nevojtare e për familjet e dëshmorëve.
S’ka kthim prapa për ata që e lanë Prizrenin pa asnjë çerdhe publike, për ata që i shfrytëzuan objektet komunale në mënyrë jo ligjore, pa kontrata dhe çmime qesharake.
S’ka kthim prapa për ata që hapësirat e gjelbra i shndërronin në parkingje private, për ata që jepnin subvencione pa thirrje e pa kritere.
S’ka kthim prapa për ata që paranë publike e keqpërdoruan edhe në varrezat e dëshmorëve, për ata që deshën ta betonizonin Qendrën Historike e të ngrehnin ndërtesa edhe në Parkun e Trajnimeve e të Inovacionit.
Për ata që po premtojnë gjëra të cilat tashmë i kemi realizuar, e kemi një përgjigje, Raportin e Punës Katërvjeçare të Komunës së Prizrenit, nga i cili, kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, veçoi vetëm disa të dhëna:
Ndërtimin e katër çerdheve publike, e të 20-të objekteve shkollore, të 6-të qendrave të mjekësisë familjare, shtimin e 7 autoambulancave, rritjen e subvencioneve në kulturë, rini e sport, mbi 4 milionë euro subvencione në bujqësi e mbi një milion euro në mirëqenie sociale, ndërtimin e 15 terreneve sportive e 3 stadiumeve, në kohën kur Prizreni ishte i diskriminuar.
Prandaj më 14 nëntor duhet mbështetur Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe të votohet numrin 144.

SkaKthimMbrapa

BashkëQeverisim

Leave a Reply