Haskuka: Prizreni ka humbur një sportist,një gjyqtar, një njeri me vlera të larta

0
493
Mytaher Haskuka - Kryetar i Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka ngushëlluar familjen e gjyqtarit dhe ish-futbollistin e “Lirisë”, Bashkim Beshit, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, në moshën 52 vjeçare ka ndërruar jetë Bashkim Beshi. Prizreni ka humbur një sportist, sportdashës, aktivist shoqëror, një gjyqtar, një njeri me vlera të larta.

I ndjeri ishte futbollist i KF Liria në vitet 90-ta, më vonë trejner I grupmoshave te reja dhe pastaj sekretar I KF Liria. Nga viti 2017 ishte në detyrë si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë, sportdashësit dhe kolegët e tij në gjykatën e Prizrenit. Zoti jua lehtësohtë dhimbjen!”, shkruan Haskuka.

Leave a Reply