Haskuka ngushëllon familjen e ish-komandantit të UÇK-së, Esat Krasniqi

0
376

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një shkrimi ne Facebook, ka ngushëlluar familjen dhe bashkëluftëtarët me rastin e ndarjes nga jeta të ish-komandantit të UÇK-së, Esat Krasniqi.

Ai ka thënë se me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e tij, përjetësisht mirënjohës do të jemi për kontributin e tij, i cili tërë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin se sonte ka ndërruar jetë ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi.

Përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij, i cili tërë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare, duke u shquar si koordinator i shkëlqyeshëm për udhëheqjen dhe funksionalizimin e jetës ushtarake në Betejën e Koshares.

Ngushëllime për familjen dhe bashkëluftëtarët e tij.

Lavdi!

Mytaher Haskuka

Leave a Reply