Haskuka ngushëllon familjen e 15 vjeçarit që ndërroi jetë sot në Prizren

0
364

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një shkrimi në ‘facebook’ ka ngushëlluar familjen e të ndjerit i cili ndërroi jetë sot në lagjen “Bajram Curri” pas një konflikti.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Tronditës lajmi për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot, me ç’rast ka humbur jetën një 15 vjeçar si pasojë e plagëve të marrura.

Nga drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës, u informova që personi përgjegjës, i cili poashtu është i mitur, tashmë është në mbajtje si dhe policia është duke hetuar të gjitha rrethanat në lidhje me këtë rast të rëndë.

Në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit.

Me shpresë që ngjarjet e tilla të mos ndodhin kurrë më.

Leave a Reply