Haskuka në Reçan: Jemi bërë bashkë për Prizrenin

0
323

Kanidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, bashkë me zv.ministrin Almir Veliji, nënkryetaren e Komunës për Komunitete, Memnuna Ajdini, kryetarin e koalicionit Vakat, Rasim Demiri, kryetaren e SDU, Duda Balje, dhe deputetët Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj, dhe kandidatin për asamblist, Emell Dilji, takuan banorët e Reçanit.

Haskuka theksoi se jemi bërë bashkë me koalicionin VAKAT dhe SDU-në që ta vazhdojmë bashkë qeverisjen, pa dallim e pa diskriminim.

“Me qeverinë qendrore në Prishtinë ,me Albin Kurtin Kryeministër, me qeverisjen lokale, me Mytaher Haskukën kryetar dhe me #bashkëqeverisjen, ditë, javë dhe vite më të bukura e presin Prizrenin”.

“Bashkë qeverisje, për drejtësi në arsim e punësim. Bashkë qeverisje për zhvillim e përparim. 17 tetori është dita e fitores sonë pa balotazh”.

“Duke votuar numrin 144?, ne nuk ndalemi, por vazhdojmë drejt progresit, zhvillimit e punësimit”.

Leave a Reply