Haskuka në Lagjen e Trimave: Fitorja pa balotazh është shumë afër

0
329

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka tha sot se, fitorja pa balotazh është shumë afër.

“Jemi bashkë, për të bërë më shumë për Prizrenin! Fitorja pa balotazh, ku fituesi kryesor do të jetë qytetari, është shumë afër”, tha Haskuka.

Postimi i plotë

Takim me qytetarë në Lagjen e Trimave (Tusus), së bashku me kandidatët për asamblistë, të cilët do të jenë zëri i banorëve dhe shtytës të projekteve më të mira për këtë lagje.

Ndryshimi nuk mund të vijë i vetëm, duhet të jemi bashkë! Andaj edhe e kemi sloganin “Bashkë qeverisim”. Të punojmë bashkërisht, çdo ditë, çdo orë e në çdo vend, në mënyrë që më 17 tetor ta sjellim fitoren mbi 51%, ashtu siç bëmë më 14 shkurt!

Kjo është e domosdoshme për një Prizren të zhvilluar. Të kemi shumicën në Kuvendin Komunal, e të vazhdojmë të bashkë qeverisim, me qeverinë Kurti, e cila po i zgjidh një nga një problemet e krijuara e të grumbulluara me vite të tëra në Kosovë!

Jemi bashkë, për të bërë më shumë për Prizrenin! Fitorja #pabalotazh, ku fituesi kryesor do të jetë qytetari, është shumë afër!
#BASHKËQEVERISIM

Leave a Reply