Haskuka në Kobaj: Mbështetja juaj e vulos fitoren e 17 tetorit

0
375

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, në kuadër të fushatës zgjedhore ka qëndruar në fshatin Kobaj.

“Ashtu sikurse në shumicën e fshatrave të Komunës së Prizrenit edhe në këtë fshat, nuk mungoj mikpritja dhe entuziazmi të cilët me padurim presin 17 tetorin për t’i dhënë edhe një herë mbështetje të fuqishme fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE në Prizren”, tha ai.

Kryetar Haskuka, në prani të banorëve të kësaj zone u shpreh se punët në qeverisjen katërvjeçare kanë një synim, interesin publik të të gjithë qytetarëve dhe është ana e kundërt e medaljes së atyre që për interesa personale vazhdimisht kanë insistuar t’i bllokojnë projektet në Kuvendin Komunal.

“Mbështetja juaj e vulos fitoren e 17 tetorit për bashkë qeverisje dhe garanton zhvillimin e madh që do ta ketë Prizreni. Më 17 tetor le të votohet drejt dhe me vullnet të lirë, për të mirën tonë të përbashkët”.

Leave a Reply