Haskuka në Hoçë të Qytetit: 17 tetori do ta sjellë një fitore të sigurt dhe #pabalotazh

0
292

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, në kuadër të fushatës zgjedhore ka qëndruar në fshatin Hoçë e Qytetit.

Haskuka banorëve të këtij fshati i’u ka premtuar vazhdimin e investimeve në infrastrukturë, në bujqësi e blegtori.

Njoftimi i plotë i LVV-së në Prizren:

Kryetari i Komunës së Prizrenit prof.dr. Mytaher Haskuka në shoqëri të kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Artan Abrashi, deputetit Arbër Rexhaj, dhe kandidatëve për Kuvendin Komunal, Leonor Berisha e Adem Krasniqi mbajtën tubim në fshatin Hoçë e Qytetit.
Vullneti i këtyre banorëve ngjashëm si i gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit është shumë i madh, e ajo çka po na thotë terreni në Komunën tonë, është frymëzim për ne dhe është tregues i qartë se 17 tetori do ta sjellë një fitore të sigurt dhe #pabalotazh
Kryetari Haskuka theksoi investimet që janë bërë në këtë zonë dhe premtoi që do të vazhdojnë investimet në infrastrukturë, në bujqësi e blegtori, e do të përkrahet sidomos kultivimi i prodhimeve vendore.
Duke ftuar të gjithë qytetarët që më 17 tetor të votohet programi i Lëvizjes VETËVENDOSJE, Kryetari Haskuka falënderoi të gjithë pjesmarrësit për mbështetjen!

BASHKËQEVERISIM ✅ 144

MëshumëpërPrizrenin

LëvizjaVETËVENDOSJE

Leave a Reply