Haskuka: Mirë se vini mërgimtarë, testet antigjene-rapid për COVID-19 mund t’i bëni në Prizren!

0
489
Mytaher Haskuka - Kryetar i Prizrenit

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për masat e reja në luftën kundër COVID-19.

Ndonëse është hequr në tërësi ora policore dhe orari i lëvizjes është i njëjtë në të tri zonat, një pikë e miratuar siç duket nuk ka gjetur mbështetje.

Bëhet fjalë për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë, të cilët patjetër duhet ta kenë testin që dëshmon se janë negativ. Kjo pikë është ndërlidhur me mërgimtarët të cilët pritet të vijnë në Kosovë për të votuar më 14 shkurt.

Por, lidhur me këtë ka reaguar edhe Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, i cili ka thënë se testet antigjene – rapid për COVID-19 mund të bëhen në Prizren.

“Mirë se vini mërgimtarë, testet antigjene-rapid për COVID-19 mund t’i bëni në Prizren!
Sot mediat e problematizuan një vendim të qeverisë Hoti, i cili ka qenë në fuqi, e sipas të cilit të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të izolohen për shtatë ditë ose të kenë testin PCR COVID-19.
Ky vendim edhe pse ka qenë në fuqi, nuk është aplikuar deri më tani. Nëse tani fillon të aplikohet, kjo e vërteton që qëllimi është pamundësimi i votimit të mërgimtarëve që janë duke udhëtuar drejt Kosovës për të ushtruar të drejtën themelore, pra të drejtën e votës.
Si kryetar dua të njoftoj të gjithë mërgimtarët, që nëse në kufi ju lëshohet vendimi për vetëizolim, Komuna e Prizrenit mund t’i bëjë rapid testet për COVID-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren. Testimin mund të organizojmë edhe në pikën kufitare në Morinë, nëse i marrim lejet nga organet kompetente.
Shpresojmë që të gjithë të dalin negativ dhe të votojnë më 14 shkurt, por edhe për ata që do të dalin pozitiv, ne do të kërkojmë që të organizohet votimi në shtëpitë e tyre ose në disa vendvotime të caktuara për persona më COVID-19, ku transportin mund të bëjmë me autoambulanca të shëndetësisë parësore.
Mërgimtarët udhëtojnë me mijëra kilometra për t’i kontribuar Kosovës dhe ne do të bëjmë të pamundurën që ata të realizojnë të drejtat e tyre qytetare.
Falënderoj drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arenliu Hoxhaj dhe drejtorin e QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj që gjithmonë janë të gatshëm të bëjnë të pamundurën për shërbime kualitative shëndetësore.
Mytaher Haskuka
Narqize Arenliu Hoxhaj
Xhevat Elezkurtaj”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply