Haskuka, Memaj dhe Elshani inspektojnë punimet në ngritjen e 9 stallave për lopë qumështore dhe 8 stallave për bagëti të imëta

0
61

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me nënkryetarin Eshref Memaj dhe drejtorinë e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani, sot kanë inspektuar punimet që po realizohen për ngritjen e 9 stallave për lopë qumështore dhe 8 stallave të tjera për bagëti të imëta, njofton Komuna e Prizrenit përcjell 04 Online.

“Në këtë projekt Komuna e Prizrenit ka participuar me 75% të shumës, derisa përfituesit i ka takuar pjesa prej 25%.

Shuma totale e ngritjes së stallave për bagëti të imëta ka kushtuar 173,352 euro, ndërsa ajo për lopë qumështore ka kushtuar gjithsej 122,421 euro.

Kapaciteti i stallave arrin deri në 10 krerë lopë dhe 250 krerë bagëti të imëta.

Listën e përfituesve e gjeni më poshtë.

Përfituesit e stallave për lopë qumështore: https://kk.rks-gov.net/…/Perfituesit-e-stallave-per-lope-qu…

Përfituesit e stallave për bagëti të imëta: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2019/09/Perfituesit-e-stallave-per-bageti-te-imeta-2019.pdf?fbclid=IwAR1qYhMTWwWbtY_H3kOcfA-QvhnpyDigwAhn73Wepxb95QkuVI_RyqIf6oo“, thuhet në njoftim./04 Online

Fotografia e Komuna e Prizrenit
Fotografia e Komuna e Prizrenit

Leave a Reply