Haskuka: Më 17-tetor do të festojmë për fitoren e madhe për Prizrenin

0
86

Më 17-tetor do të festojmë për fitoren e madhe për Prizrenin, kështu ka deklaruar Mytaher Haskuka, kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit.

Haskuka ka takuar banorët e fshatit Zhur, me ç’rast ka premtuar më shumë investime në këtë lokalitet.

Njoftimi i plotë i LVV-së:

“Më 17-tetor do të festojmë për fitoren e madhe për Prizrenin”
Ishin këto fjalët me të cilat kryetari i Komunës së Prizrenit prof.dr. Mytaher Haskuka filloi fjalimin e tij, në mesin e shumë banorëve të Zhurit, të pranishëm që fuqishëm dëshmuan për fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Për qeverisjen më të mirë që njeh historia e Prizrenit, për zhvillimet më të mëdha që ndodhën dhe për shumë zhvillime edhe më të mëdha që do të bëhen, prof.dr. Mytaher Haskuka ftoi qytetarët që më 17-tetor ta votojnë numrin 144 ✅, t’i votojnë asamblistët e listës Vetëvendosje dhe të festojmë për fitoren e madhe, për një tjetër mandat të suksesshëm.
Prizreni e ka kryetarin, kryetari e ka besimin e qytetarëve, andaj bashkë do të triumfojmë e bashkë do të qeverisim.

BASHKËQEVERISIM ✅144

MëshumëpërZHURIN

LëvizjaVETËVENDOSJE

Leave a Reply