Haskuka: Krimi i organizuar nuk do të kthehet më në Prizren

0
96

Krimi i organizuar nuk do të kthehet më në Prizren, këtë e konfirmuan mbrëmë banorët e lagjes “10 Qershori”, kështu ka deklaruar, Mytaher Haskuka, kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit.

Këto deklarata Haskuka i ka dhënë mbrëmë gjatë një takimi me mbështetësit e tij në lagjen “10 Qershori”.

Postimi i plotë:

Krimi i organizuar nuk do të kthehet më në Prizren, këtë e konfirmuan mbrëmë banorët e lagjes “10 Qershori”.
Entuziazmi i banorëve të lagjes “10 Qershori” është besim në fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! më 14 nëntor në Prizren.
Ky entuziazëm për fitore tregon ndryshimin midis të arriturave tona dhe mediokritetit, sepse reformat e nisura do t’i vazhdojmë deri në vitin 2025.
Tashmë nuk kemi asnjë pengesë dhe bashkërisht do t’i realizojmë projektet tona, sepse jemi më të bashkuar se kurrë.

BashkeQeverisim 144

SkaKthimMbrapa

Leave a Reply