Haskuka: Komuniteti boshnjak në këto zgjedhje na ka përkrahur që nga fillimi

0
48

Në Gërnçar dhe në shumë vendbanime të tjera së bashku kemi korrë fitore, të cilën do ta rikonfirmojmë edhe më 14 nëntor, sepse vota është besim, kështu ka deklaruar Mytaher Haskuka, kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit.

Këto deklarata Haskuka i ka dhënë gjatë një tubimi me banorët e këtij fshati.

Postimi i plotë:

Në Gërnçar dhe në shumë vendbanime të tjera së bashku kemi korrë fitore, të cilën do ta rikonfirmojmë edhe më 14 nëntor, sepse vota është besim.
Komuniteti boshnjak në këto zgjedhje na ka përkrahur që nga fillimi dhe kjo përkrahje ka ardhur pas bashkëpunimit me qytetarët për shumë çështjet të rëndësishme për ta.
Kjo është garancia e suksesit tonë qeverisës, vlera e sinqeritetit dhe e integritetit, prandaj edhe numri 144 është opsioni i vetëm i zhvillimit të Komunës sonë.

BashkeQeverisim 144

SkaKthimMbrapa

Leave a Reply