Haskuka: Komuna e Prizrenit dhe unë si kryetar i komunës nuk kam kurrfarë obligimi ligjor ndaj klubeve private të sportit

0
456

Dje gjatë ditës Klubi i Basketbollit “Ponte Prizreni” përmes një reagimi e ka kritikuar Kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, për mos mbështetje.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Haskukës, i cili përmes një shkrimi në profilin e tij në ‘facebook’, ka thënë se Komuna e Prizrenit dhe unë si Kryetar i Komunës nuk kam kurrfarë obligimi ligjor ndaj klubeve private të sportit.

Reagimi i plotë i Kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka:

“Komuna e Prizrenit dhe unë si kryetar i komunës nuk kam kurrfarë obligimi ligjor ndaj klubeve private të sportit, sidomos atyre që kanë emra të kompanive private për reklamim.

Si kryetar, jam munduar të ndihmoj çdo klub sportiv brenda buxhetit të limituar, për më shumë kemi prioritet klubet që punojnë me të rinjtë dhe kanë shkolla të sportit dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim.

Buxhetin e subvencioneve në sport kemi rritur dhe do të vazhdojmë të risim. Për herë të parë në Prizren është bërë kategorizimi i klubeve sportive dhe gjitha subvencionet janë ndarë sipas ligjeve, me transparencë dhe me komisione publike.

Ne nuk bëjmë politikë me sport por bëjmë politika të sportit, me shpresë që ashtu të bëhet edhe në Kosovë”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply