Haskuka kërkon votim të buxhetit, nëse Kuvendi nuk është funksional mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

0
66
Mytaher Haskuka - Kryetar i Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka kërkuar që në vazhdimin e seancës së ndërprerë që do të mbahet të enjtën, kuvendarët t’a votojnë buxhetin.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se , nëse Kuvendi nuk është funksional mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Postimi i plotë i kryetarit Haskuka

Nesër do të mbahet mbledhja e Asamblesë Komunale, ku në rend dite do të jetë edhe Buxheti i Komunës së Prizrenit për vitin 2020. Ky buxhet është përpiluar me konsultim të gjërë publik ku janë mbajtur 8 dëgjime publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) e cila u votua në korrik dhe u miratua nga Ministria e Finacave.

Në bazë të KAB-it, është përpiluar propozim buxheti për vitin 2020, për të cilin po ashtu janë mbajtur edhe 5 dëgjime publike në të gjitha rajonet e komunës së Prizrenit, specifikisht në Zhur, Gjonaj, Korishë, Reçanë dhe në Prizren, ku nga kërkesat e parashtruara nga qytetarët është përpiluar buxheti. Pra, në total për këtë buxhet janë mbajtur 13 dëgjime publike, prandaj kritikat që nuk ka pas konsultime për buxhet nuk janë të sinqerta dhe janë politike. Nëse asamblistët nuk e votojnë këtë buxhet, kjo do t’i dëmtojë qytetarët e komunës së Prizrenit me 3 milionë euro.

Në të kaluarën Prizreni nuk ka marrë trajtim të duhur nga qeveritë dhe ka qenë i diskriminuar në shumë aspekte. Si shembull, investimet nga Ministria e Infrasturkturës në vitin 2019 kanë qenë më të ulëta për Prizrenin me vetëm 9 euro për kokë banori, derisa në Gjakovë investimet nga kjo ministri kanë shkuar deri në 150 euro për kokë banori. Kjo nuk mund të vazhdojë, prandaj kërkoj nga asamblistët që të votojnë buxhetin dhe mos ta dëmtojnë Prizrenin. Sipas ligjit, kur asambleja komunale është jofunksionale qeveria mund ta shpërbëjë dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme për asamblenë”.

Leave a Reply