Haskuka kandidatëve për asamble: Duhet punuar pa u ndalur që ta kemi shumicën në Asamblenë Komunale

0
354

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka takuar të gjithë kandidatët për asamble nga ky subjekt politik.

Haskuka ka kërkuar nga kandidatët që të punojnë për të fituar shumicën në Asamblenë Komunale.

Njoftimi i plotë i LVV-së:

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Komunës së Prizrenit, prof.dr. Mytaher Haskuka, së bashku me deputetin Artan Abrashi mbajtën takim me kandidatët për asamblistë të listës fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Kryetari Haskuka gjatë këtij takimi theksoi se roli i Kuvendit Komunal është jetik për ekzekutivin, andaj shtoi se duhet punuar pa u ndalur që ta kemi shumicën në Asamblenë Komunale.
Kjo arrihet duke punuar me çdo qytetar, së bashku, në mënyrë që të gjithë të njoftohen me alternativën tonë qeverisëse, e cila edhe do të jetë trimufuese në zgjedhjet e 17 tetorit.

BASHKËQEVERISIM ✅144

MëshumëpërPrizrenin

LëvizjaVETËVENDOSJE

Leave a Reply