Haskuka: Jemi duke e pritur drejtësinë e vonuar për vrasjen e ‘Drinit’

0
372

Me rastin e shënimit të 21 vjetorit të vrasjes tinëzare të Ekrem Rexhës – komandant Drinit, kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka së bashku me familjen Rexha, përfaqësuesit e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe drejtorët komunalë, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe pranë memorialit të Komandant Drinit – Ekrem Rexha.

Me këtë rast kryetari Haskuka deklaroi se në përkujtim të jetës dhe veprës madhështore te? Komandant Drinit-Ekrem Rexhës, në nëntor të vitit të kaluar, si Komunë e Prizrenit e kishin përuruar memorialin e tij në qendër të qytetit.

Po ashtu kryetari Haskuka theksoi se edhe pse kanë kaluar plot 21 vite nga kjo vrasje makabre, drejtësia ende nuk e ka gjetur vendin e duhur.

“Sot e asaj dite, familja e komandantit, qytetarët e Prizrenit dhe e gjithë Kosova, jemi duke e pritur drejtësinë e vonuar andaj, uroj që institucionet e reja të vendit të punojnë maksimalisht për zbulimit atyre që e kryen këtë krim mizor.”, u shpreh kryetari Haskuka.

Leave a Reply