Haskuka: Jam krenar që isha pjesë e përpjekjeve për ta mbrojtur Kosovën nga themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe

0
342

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pas lajmit se ndaj tij është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Haskuka këtë lajm e ka vlerësuar tendencioz, për siç ka thënë, për të krijuar efekt elektoral.

Reagimi i plotë i Haskukës:

Reagim
Dje, disa portale edhe njëherë u përpoqën “ta informojnë” opinionin e gjerë me një “eksluzivitet”, vetëm në titull, për ngjarjet e vitit 2016, kur ne si opozitë e unë si deputet në Kuvend, kundërshtuam Zajednicën dhe bosnjëzimin e Kosovës.
Unë jam krenar që isha pjesë e kësaj përpjekjeje për ta mbrojtur Kosovën nga ky projekt i dëmshëm dhe anti-kushtetues. Ndërkaq ishte tendencioze përpjekja e djeshme e disa portaleve që edhe pas 5 viteve këtë ngjarje ta paraqesin si aktakuzë aktuale në kohë fushate, duke dashur që me tituj të stisur “ta ndalin” fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren.
Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë dje ka reaguar duke thënë se aktualizimi i raportimeve të tilla në opinion, në periudha të caktuara kohore dhe jo vetëm në këtë rast, shpërfaq tendencë përmes titujve të tyre…
Ndaj këtyre tendencave, lajthitjeve e hutimeve e kemi vetëm një përgjigje më 17 tetor, vetëm fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren do të përbëjë ekskluzivitet.

VVazhdojmë144

Mytaher Haskuka

Leave a Reply