Haskuka: Investimet në një nga vendet më atraktive turistike, në Korishë, nuk do të ndalen as në mandatin e dytë

0
311

Kryetari i Komunës së Prizrenit prof.dr. Mytaher Haskuka, së bashku me deputetët Artan Abrashi, Arbër Rexhaj, Haxhi Avdyli dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, Ramë Bobaj, Fatlinda Kukaj dhe Osman Hajdari, mbajtën tubim në Korishën e Kabashit, me banorët e këtij rajoni.

Kryetari Haskuka theksoi se investimet në një nga vendet më atraktive turistike, në Korishë, nuk do të ndalen as në mandatin e dytë. Përkundrazi, do të vijojnë me fazën finale Korishë-Kabash, njëjtë siç po vijojnë me investime për ndërtimin e shtegut të atletikës dhe të tribunave në stadiumin e ri, me subvencione për fermerët në modernizim të mjeteve bujqësore e në infrastrukturë.

Dora e qeverisjes së drejtë, garanton barazi për të gjithë. Andaj, Korisha dhe gjithë Kabashi, Prizreni dhe gjithë Kosova ka vendosur që të dielën e 17 tetorit, ta votojë numrin 144✅.
Vota për këtë numër garanton një të ardhme më të mirë. Andaj, bashkë qeversim, bashkë punojmë, bashkë zhvillojmë.

BASHKËQEVERISIM ✅144

MëshumëpërPrizrenin

LëvizjaVETËVENDOSJE

Leave a Reply