Haskuka i pikëlluar me vdekjen e Artan Venharit

0
89

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është shprehur i pikëlluar pas lajmit se ka humbur jetën tragjikisht, Artan Venhari.

Venhari sot vdiq në aksidentin tragjik me paragllajd, në të cilin është lënduar edhe një person tjetër.

“Ahh bre Artan…,sot na pikëllove zemrat, nuk po muj me besu që na la aq shpejtë e ike në përjetësi. Na la pa e festu fitoren…

Kosova ka pas nevojë për ty, punëtor, etik, i përkushtuar, i guximshëm… pak janë si ti, që jetojnë me zemër… dhimbje e thellë miku im, do të jesh gjithmonë në zemrat tona, i shkëlqyer. Me fat që të njoha, me fat që ishim shokë.

I lehtë qoftë dheu I Kosovës të cilën e deshte aq shumë!

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë miqve, Zoti ju dhaftë fuqinë që ta përballoni dhimbjen!”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply