Haskuka i kundërpërgjigjet kërkesës së Totajt për shkarkimin e drejtoreshës së arsimit

0
386

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i është kundërpërgjigjur kryetarit të degës së PDK-së , Shaqir Totaj, i cili dje i ka kërkuar të parit që të shkarkojë nga detyra drejtoreshën e Arsimit, për dështime të shumta dhe pas incidentit të fundit tragjik ku humbi jetën një nxënës 15 vjeçar.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, mbajtjen e konferencës së djeshme për media nga kryetari i degës së PDK-së, Shaqir Totaj, ku është kërkuar nga ky i fundit që ai të shkarkojë nga detyra drejtoreshën e Arsimit, e ka quajtur të papërgjegjshme , jo etike dhe për përfitime politike nga ana e kryetarit të PDK-së, në ditën kur është bërë varrimi i të riut 15 vjeçar, theksoi Haskuka.

Ndërkaq, rreth kërkesave të banorëve të lagjes ” Bajram Curri” të cilët kanë protestuar mëngjesin e ditës së dkeshme, për shtim të masave të sigurisë për të gjithë nxënësit që ndjekin mësimet në shkollat e kësaj lagjeje, kryetari Haskuka tha se do të angazhohemi maksimalisht që të koordinojmë veprimet me të gjitha institucionet tjera përkatëse që dhuna nëpër shkolla mos të jetë e pranishme.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme përmes një konference për media, dega e PDK-së në Prizren përmes kryetarit të saj, Shaqir Totaj, ka akuzuar qeverisjen lokale dhe kryetarin Haskuka për dështime të shumta në sektorin e arsimit, përfshirë edhe incidentin e fundit tragjik, me ç’rast i ka kërkuar kryetarit të komunës shkarkimin e drejtoreshës së Arsimit, Xhemile Thaçi- Vezgishi./TvPz

Leave a Reply