Haskuka: Festojmë të ndarë që të gëzohemi së bashku! Me fat Fitër Bajrami!

0
477
Mytaher Haskuka - Kryetar i Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e Festës së Fitër Bajramit, duke bërë thirrje që të respektohen masat e vendosura nga IKShPK-ja dhe MSh-ja.

Urimi i plotë i Haskukës:

“Pas muajit të agjërimit, solidaritetit dhe sakrificës, sot festojmë fitër bajramin, festa e solidaritetit me ata që kanë nevojë, me ata që janë të cenueshëm dhe me më të vegjëlit. Sivjet ashtu si na rekomandojnë institucionet shëndetsore dhe Bashkësia Islame këtë Bajram duhet të mbrojmë njëri-tjetrin. Pra duhet të festojmë ndaras dhe vetëm me familjet tona. T’i mbrojmë më të dashurit tanë. Festojmë të ndarë që të gëzohemi së bashku!
Me fat Fitër Bajrami!
Ramazan Bayraminiz mubarek olsun!
Bajrami Serif Mubarek!
Eid Mubarak!”, thuhet në urimin e Haskukës./04 Online

Leave a Reply