Haskuka: Do të bëjmë edhe më shumë për Hasin

0
404

Vizituam shumë projekte, sepse kemi bërë shumë për Hasin, e do të bëjmë edhe më shumë në katër vitet e ardhshme me përkrahjen e qeverisë dhe me shumicën në Kuvendin Komunal!, kështu ka deklaruar kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Këto deklarata Haskuka i ka dhënë pas vizitës që i ka bërë fshatrave në Has, i cili ishte i shoqëruar nga Shqipe Shatri e Selman Sokoli, të cilët janë kandidat për Asamblenë Komunale.

Postimi i plotë:

Më shumë për HASIN ❤️
Së bashku me kandidatët për asamblistë, Selman Sokoli dhe Shqipe Shatri ishim në Gjonaj, Krajk, Lukinje, Romajë, Dedaj, Lubizhdë e Hasit e Zym.
Vizituam shumë projekte, sepse kemi bërë shumë për Hasin, e do të bëjmë edhe më shumë në katër vitet e ardhshme me përkrahjen e qeverisë dhe me shumicën në Kuvendin Komunal!
Për katër vite kemi ndërtuar apo renovuar tërësisht tetë shkolla, ku dy prej tyre janë në rajonin e Hasit, njëra në Lukinje e tjetra në Krajk, ndërkaq jemi në ndërtim të shkollës së tretë në Gjonaj.
Banorët e fshatit Gjonaj dhe Lubizhdë e Hasit, me vite të tëra janë ballafaquar me problemin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe këtë problem të kamotshëm, ua pata premtuar se do ta zgjidhim gjatë qeverisjes sonë dhe atë e bëmë. Tanimë ky problem i takon së kaluarës.
Kemi bërë shumë edhe për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucionet shëndetësore. Si përgjegjës të shëndetësisë primare, kemi krijuar hapësira me standarde të larta e kualitative duke ndërtuar gjashtë QMF të reja, ku qytetarët po marrin shërbime, pa pasur nevojë që të vijnë në qytet. Dy prej tyre janë në Gjonaj e Romajë!
Në këto fshatra janë renovuar edhe Zyret e Gjendjes Civile, e në Gjonaj po ashtu është renovuar Shtëpia e Kulturës dhe është ndërtuar Nënstacioni i ri i Zjarrfikësve.
Kemi rregulluar rrugë, kanalizim e ujësjellës. Rrugët janë bërë me ndriçim publik, bujqit e blegtorët janë subvencionuar, nxënësit kanë përfituar shujta e dollape, e të sëmurëve që nuk kanë mundur të shkojnë në QMF, ua kemi sjellur mjekun në shtëpi.
Dhe akoma nuk kemi përfunduar, sepse kemi për të bërë më shumë Prizrenin e për Hasin.

BASHKËQEVERISIM! ✅ 144

Mytaher Haskuka

Leave a Reply