Haskuka: Bujqit dhe fermerët tanë kurrë më parë nuk kanë pasur këso mbështetje

0
317

Me rastin e dhënies së subvencioneve në Prizren, procesi ka qenë i hapur dhe transparent. U jemi përmbajtur procedurave ligjore dhe formimit të komisioneve përkatëse, duke punuar me përkushtim e pa hile, ka thënë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Postimi i plotë

Me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, patëm një takim informues me bujqit dhe fermerët e Prizrenit.
Me rastin e dhënies së subvencioneve në Prizren, procesi ka qenë i hapur dhe transparent. U jemi përmbajtur procedurave ligjore dhe formimit të komisioneve përkatëse, duke punuar me përkushtim e pa hile.
Fakti se mbi 3000 fermerë nga komuna e Prizrenit kanë përfituar nga këto subvencione, vlera e të cilave kap shifrën e rreth 4.4 milion eurove, tregon besueshmërinë që kanë fermerët tanë ndaj nesh.
Bujqit dhe e fermerët tanë ka nevojë për rritje të prodhimtarisë dhe ky është edhe prioriteti ynë edhe në mandatin e ardhshëm.
Në mandatin e ardhshëm prioritet do ta kemi bujqësinë e modernizuar dhe organike që do ta ndihmojë shitjen e produkteve jashtë vendit.
Ndërsa ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i njoftoi bujqit dhe fermerët tanë se ky vit kalendarik e ka përkrahjen më të madhe për subvencione, në vlerë prej 50 milionë eurove.
Vetëm pas tetë muaj qeverisje është dashur të adresoheshin rreth 40 milionë euro obligime për subvencione.
Po ashtu është mundësuar shpallja e re me mbështetje të Qeverisë e programit për pagesa direkte për vitin 2021 në vlerë prej 21 milionë eurove shtesë.
Duke bërë këtë vit, vitin më të madh me përkrahje financiare në vlerë prej 50 milionë eurove për subvencione.
Me 11 milionë euro shtesë për kategorinë e granteve dhe subvencione për vitin 2022, me vendosjen e ligjshmërisë brenda institucionit, rritjes së nivelit të qeverisjes, uljes së keqpërdorimeve, eleminimin e obligimeve karshi fermerëve do të krijohet një imazhi i ri e pozitiv për Ministrinë duke ua kthyer besimin e munguar ndër vite.

Leave a Reply