Haskuka: Brenda 3 muajve do ta funskionalizojmë Parkun e Bizneseve

0
60

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka premtuar funksionalizimin e Parkut të Bizneseve brenda tre muajsh nëse arrin ta marrë qeverisjen e kësaj komune për mandatin e dytë.

“Është vetëm një vendim dhe për tre muaj do ta funksionalizojmë Parkun e Bizneseve”, ka premtuar Haskuka.

Gjithashtu Haskuka në debat ka thënë se kjo qendër ende nuk është funksionalizuar për shkak të mosvotimit në Asamblenë Komunale nga ana e disa asamblistëve të PDK-së.

Siaps Haskukës në këtë qendër do të vendosen biznese prodhuese.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Prizrenit, diskutojnë në #DebatPernime për balotazhin e 14 nëntorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Prizren: Mytaher Haskuka nga Lëvizja vetëvendosje (LVV) dhe Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor në Prizren, kandidati i LVV-së Mytaher Haskuka ka marrë 40,41% të votave, kurse Shaqir Totaj nga PDK-ja ka siguruar 31,36 %./Kallxo.com

Leave a Reply