Haskuka – Berishës: Nuk jam gjunjëzuar dhe nuk do të gjunjëzohem para askujt, pos Zotit dhe prindërve të mi

0
496

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 ishin bashkë në përpjekje për të ardhur në pushtet duke e përmbysur PDK-në në Prizren.

Por, bashkëqeverisja mes LVV-se e Nismës Socialdemokrate nuk zgjati shumë. Shkarkimi i Drejtorit të Arsimit, Gani Gërmizaj, ishte mollë sherri për prishjen e këtij koalicioni, me ç’rast Nisma kishte vendosur të mos e vazhdoj bashkëqeverisjen me LVV-në.

Ndonëse me kritika të herë pas hershme, një debat i ashpër mes Berishës e Haskukës ka filluar këtë javë. Ishte i pari Berisha që kishte deklaruar se shumë shpejt do ta zëvendësoj Haskukën në pozitën e Kryetarit, ndërsa ky i fundit mbrëmë ka deklaruar se fuqia politike e Nismës është parë në zgjedhjet e fundit lokale, prandaj nuk ka çka të kërkoj në zgjedhjet e ardhshme në Prizren.

Debati ka vazhduar nga distanca, me ç’rast Berisha e ka quajtur Haskukën mosmirënjohës, dhe se disa herë është gjunjëzuar para tij duke kërkuar mbështetjen për Kryetar të Prizrenit në vitin 2017. Pikërisht këtë Haskuka e ka mohuar duke thënë se nuk është gjunjëzuar para askujt.

“Nuk jam gjunjëzuar dhe nuk do të gjunjëzohem para askujt, pos Zotit dhe prindërve të mi, gjunjëzim falënderues”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply