Haskuka: Ata që po minimizojnë rrezikun janë duke e kryer punën e djallit

0
734

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë apel tek qytetarët që të mendojnë dy herë para se të vendosin të dalin jashtë.

Në shkrimin e tij në ‘facebook’, Haskuka, ka sjellur edhe një fotografi që tregon për varrezat masive në New York, si rezultat i COVID-19.

“Sot para se të dilni jashtë mendoni dyhere, këto janë foto nga varrezat masive në New York (foto: BBC).

Nga rastet e fundit me koronavirus në Kosovë, nga një person në Ferizaj janë infektuar 17 kontakte të tij. Në Prishtinë nga një person 20 kontakte të infektuara. Në Malishevë dhe Gjilan shumica e rasteve janë nga ndejet nëpër oda e vizitat tek familjarët nëpër shtëpi.

Rri në shtëpi, mos vizito të tjerët!
Ata që po minimizojnë rrezikun janë duke e kryer punën e djallit”, ka shkruar Haskuka./04 Online

Fotografia e Mytaher Haskuka

Leave a Reply