Hasi i përcaktuar për programin dhe vizionin e PDK-së

0
330

Në ditën e pestë të fushatës, kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së nga Prizreni, kanë zhvilluar një varg takimesh.

Kështu në dy takime të ndara të nëndegëve në Kabash dhe Kushnin të Hasit, të kryesuar nga kryetarët e degëve në Has nga Adem Morina dhe ai i degës së Prizrenit Shaqir Totaj, kanë mbajtur takime dinjitoze, në përputhje me rregullat e pandemisë, me strukturat e këtyre nëndegëve. Në këto takime, ku të pranishëm ishin disa nga kandidatët për deputetë të Prizrenit, kanë folur për të arriturat që i ka përjetuar Hasi gjatë kohës sa PDK-ja ishte në pushtet dhe lënia pas dore tash viteve të fundit, kur nuk është PDK-ja në Pushtet. Adem Morina, në fillim ka theksuar se zhvillimi i Hasit është i lidhur me emrin e PDK-së dhe kjo është arsyeja pse hasjanët duhet ta votojnë PDK-në. Ndërkaq Nezir Çoçaj, kandidat nga dega e PDK-së së Hasit ka shtuar se Hasit i buzëqeshi fati me PDK-në dhe nuk ka asnjë arsye që të mos jetë i rreshtuar edhe këtë herë për PDK-në. Ai ka premtuar para strukturave dhe simpatizantëve të PDK-së në Kabash dhe Kushnin të Hasit, se zëri i Hasit përmes tij do të jetë si kurrë më parë i fuqishëm, sepse e di mirë çfarë do të thotë ta kesh një deputet nga zona e çfarë do të thotë të mos kesh fare. Në këto takime të ndara në Kabash dhe Kushnin, para strukturave të PDK-së së këtyre nëndegëve nga një prezantim të shkurtër, duke shfletuar pjesë nga programi zgjedhor kanë pasur edhe kandidatët tjerë si: Kujtim Gashi, Kadri Kryeziu, Luljeta Veseli-Gutaj, Gresë Baraliu etj. Në anën tjetër strukturat e këtyre nëndegëve, janë zotuar se do të angazhohen maksimalisht që ta kërkojnë votën e qytetarëve derë më derë, sepse kanë arsye. Ata kanë premtuar gjithashtu që vota e hasjanëve këtë herë më shumë si çdo herë tjetër do të jetë për PDK-në.

Leave a Reply