Hasi dhe Ortakolli përkrahin nismëtarët e Prizrenit për në Kuvendin e Kosovës

0
347

Kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj, dhe kandidatët për deputet nga radhët e Nismës në Prizren, u pritën sot nga banorët e Hasit dhe lagjes Ortakoll, thuhet në njoftimin e Nismës transmeton 04 Online.

“Edhe këtu u pa përgaditja maksimale dhe mobilizimi i jashtëzakonshëm për ta përkrahur kauzën tonë #MeÇlirimtarët në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe kandidatët e Nismës për deputet nga qyteti i Prizrenit.
Kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj, tha se rreshtimi i banorëve të Hasit dhe Ortakollit është mesazh i qartë se Prizreni ka vendosur që në zgjedhjet e 14 Shkurtit ta mbështet kauzën tonë Me Çlirimtarët.
Banorët e Hasit dhe të Ortakollit, përherë kanë ditur të rreshtohen përkrahë njerëzve të dëshmuar në kohë, prandaj nuk është i rastësishëm rreshtimi i qindra qytetarëve përkrahë Nismës Socialdemokrate anekënd Kosovës dhe mobilizimi i tyre për ta mbrojtur shtetin nga rreziqet që po i kanosen, sepse për ne interesi i shtetit do të jetë gjithmonë mbi interesin individual e partiak, përfundoi Limaj.
Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se banorët e Hasit dhe Ortakollit tashmë janë rreshtuar përkrahë Çlirimtarëve të 121-it, sepse nga këtu duhet të fillojë mbrojtja e vlerave kombëtare dhe ruajtja e identitetit të shtetit.
Mobilizimi juaj sot, po tregon qartë se tani ka është koha që zëri i UÇK-së të jehojë edhe më fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës përmes deputetëve të Nismës dhe Fatmir Limajt Kryeministër, andaj ju ftoj që të vazhdoni kështu deri më 14 Shkurt edhe më shumë ta përçoni tek qytetarët frymën e mbrojtjes së vlerave kombëtare përmes Çlirimtarëve, dhe t’i votoni kandidatët e Nismës në Prizren, me bindjen se askush më mirë se ata nuk do t’i mbrojë vlerat tona kombëtare dhe themelet e shtetit të Kosovës.
Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj – Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha, Fatmir Gërdellaj, Muhamet Shalaj, Afrim Tejeci, Veton Rexhaj dhe Leart Batusha, duke i përshëndetur të pranishmit pë mbështetjen e vazhdueshme, tha se është mbreslënës mobilizimi i gjithë qytetarëve anekënd Kosovës për ta jetësuar kauzën tonë Me Çlirimtarët në mbrojtje të vlerave kombëtare, andaj vetë prezenca juaj sot këtu, është dëshmia më e mirë se në Has, Ortakoll dhe në gjithë Prizrenin po mbizotëron fryma Çlirimtare, dhe angazhimi juaj është garancë e fitores së madhe të Nismës dhe Fatmir Limajt kryeministër”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply