Hashim Thaçi ia gjuan “fajin” Abdullah Hotit: Ujmani nuk ka qenë pjesë draftit të negociatave të qershorit

0
446

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se çështja e Liqenit të Ujmanit nuk do të diskutohej në Shtëpi të Bardhë po të shkonte ai në qershor kur ishte parashikuar takimi i liderëve por që Thacit iu pamundësua pas ftesës nga Specialja.

“Ujmani nuk ka qenë pjesë draftit të negociatave të qershorit”, thotë ai.

“Është çështje e ndjeshme. Ka qenë një gabim por nuk jam këtu për opinione. Tash është bërë një temë në Kosovë dhe do të diskutohet. Kosova ka negociuar si vend sovran. Sikur në aspektin teknik ashtu edhe atë politik. Nuk jam që të diskutohet çështja e Ujmanit. Jam që të dërgohet deri në fund Procesi i Berlinit. Përsëri them, ku janë thikat mbi harta? Ku mbetën ata që thanë kështu? Duhet të kërkojnë falje ata djem”, shtoi ai në Top Channel.

Leave a Reply