Haradinaj uron Zvicrën në Ditën Kombëtare të saj

0
51
Ramush Haradinaj - Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Konfedetarën Zvicerane me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës.

“Me rastin e Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane, uroj përzemërsisht institucionet dhe popullin zviceran në ditën më të rëndësishme për ta.
Mbi shtatë shekuj shtet, Zvicra është një strorie suksesi”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se Zvicra me dekada ishte strehë e shumë bashkëatdhetarëve tanë.

“Me dekada ishte strehë e shumë bashkatdhetarëve tanë. Të përndjekur nga okupimi, ata gjetën aty lirinë e shprehjes dhe veprimit, në dobi të organizimeve të shumta që edhe ne të jemi të barabartë me popujt e tjerë europian”, është shprehur ai.

Sipas tij, bashkëatdhetarët tanimë janë pjesë e pandashme e sukseseve dhe përparimit të Zvicrës në rrafshin politik, ekonomik, kulturor e sportive.

“Sot, Zvicra është shtëpi e dytë e qindra mijëra shqiptarëve, të cilët me angazhimin e tyre, janë pjesë e pandashme e sukseseve dhe përparimit të saj, qoftë në rrafshin politik, ekonomik, kulturor dhe sportive”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka falënderuar Zvicrën për përkrahjen e jashtëzakonshme në procesin e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.

“Padyshim, Zvicra ishte dhe mbeti përkrahëse e jashtëzakonshme, në proceset e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës, aleate e jona e veçantë dhe historike”, ka përfunduar Haradinaj.

Leave a Reply