Haradinaj: Rahoveci do të mbështetet ekonomikisht nga programi që AAK ka hartuar për qeverisjen e ardhshme

0
344

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Rahovecin.

Ai ka thënë se banorët e Rahovecit do të mbështeten ekonomikisht nga programi që Aleanca ka hartuar për qeverisjen e ardhshme, transmeton Telegrafi.

“Gjithherë i mahnitur me mikpritjen në Rahovec. Sot e fillova vizitën duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për të vazhduar me takime në Fortesë dhe Ratkoc. Këta njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë, do të mbështeten ekonomikisht nga programi që Aleanca ka hartuar për qeverisjen e ardhshme. Në Fortesë e Ratkoc, ndjeva frymën e fitores. Na priftë e mbara”, ka shkruar ai në Facebook.

Vlen të ceket se AAK në këto zgjedhje nuk ka kandidat për kryeministër, pasi që synojnë postin e presidentit. /Telegrafi

Leave a Reply