Haradinaj prezanton kandidaten e radhës për deputete nga AAK-ja

0
403

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar njërën nga kandidaten për deputete në zgjedhjet e ardhshme.

Haradinaj njofton se Resmije Bytyçi, ekonomiste dhe ndërmarrëse e suksesshme, do të jetë një prej zonjave që do e pasurojnë ofertën tonë për Zgjedhjet Parlamentare të Parakohshme.

“Përvoja e saj menaxheriale, energjia dhe vullneti për të punuar, është ndihmesë e madhe në realizimin e detyrave që Aleanca i ka marrë përsipër në programin e saj.
Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Leave a Reply