Haradinaj: Nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje

0
467

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 14 shkurt të jenë me njerëz të duhur dhe të përkrahin njerëzit më besnikë të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

“Unë e kam hongër vetë bukën e mërgimit dikur, e kuptoj mërgatën jo vetëm nga kjo përspektivë po edhe vetë kam qenë dikur atje. Ne jemi një, ne nuk jemi ndarë. Ne ishim bashkë në kohën më të vështirë dhe mbetëm një në ndërtimin e demokracisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj në një konferencë në një konferencë shtypi, transmeton IndeksOnline.

“Ju bëj thirrje  të gjithë atyre që jeta i ka degdisë në vende të ndryshme të botës, të jenë me njërëz të duhur, më 14 shkurt, me ata që i mbesin besnikë Kosovës”, ka thënë tutje Haradinaj.

“Do të prezentojmë planin tonë të rimëkëmbjes në vlerë prej 1 miliard eurosh. Nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje”, ka thënë ai. /IndeksOnline/

Leave a Reply