Haradinaj: Nëse s’ka progres deri në 2025, do të jem i pari që do të kërkojë referendum

0
377

Kandidati për president të Kosovës nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh se ky subjekt politik ka një listë me kandidatët më të mirë për deputetë, profesionistë të përgatitur, kredibil dhe me integritet.

Haradinaj gjatë shpalosjes së programit qeverisës në hapjen e fushatës elektorale në Prizren, tha se ringjallja ekonomike është ndër prioritetet e AAK-së.

“Në e kemi një listë me kandidatët më të mirë. Profesionistë të përgatitur, kredibil e me integritet. Kemi programin qe ofron zgjidhje edhe për ringjalljen e ekonomisë, edhe për zhvillimin e qëndrueshëm, edhe për shtetin e së drejtës, edhe për sigurinë dhe gjithë̈ sektorët tjerë veç e veç”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka ripërsëritur se nëse nuk ka progres deri në vitin 2025, ai do te jetë̈ i pari që do të kërkojë̈ referendum për unionin Kosovë-Shqipëri.

“Dua të them se vota për Aleancën është votë për Presidentin, është votë për mbrojtjen e vendit dhe votë për përmbylljen e shtetësisë̈. Votë për Kosovën në NATO dhe integrim në BE. E kam deklaruar dhe po e përsëris, sot edhe nga shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, se nëse nuk ka progres të qartë deri më 2025, unë do të jem i pari që do të kërkojë̈ referendum”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi

Leave a Reply