Haradinaj: Në listën e Aleancës edhe dy të rinj nga familje atdhetare

0
423

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,  ka njoftuar se në listën e Aleancës janë shtuar edhe dy të rinj nga familje atdhetare.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se që të dy vijnë nga Komuna e Skenderajt.

“Feriz Shala nga Buroja, bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala, është student i Psikologjisë, i angazhuar në organizatën rinore të Aleancës që nga fillimi i aktivitetit të tij në politikë. 

Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi. Ajo është laborante e Biologjisë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai e ka përgëzuar për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Në listën e Aleancës nga Skenderaj, janë dy të rinj nga familje atdhetare. 

Feriz Shala nga Buroja, bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala, është student i Psikologjisë, i angazhuar në organizatën rinore të Aleancës që nga fillimi i aktivitetit të tij në politikë. 

Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi. Ajo është laborante e Biologjisë. E përgëzoj për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

Ju priftë e mbara! 

RH

Leave a Reply